
Genc Meraku
Genc Meraku(i lindur me 7 Gusht 1974) eshte njeri nga lideret e fushes se Marketingut dhe Komunikimit ne Kosove. Ai eshte nje biznismen, investitor dhe keshilltar biznesor i suksesshem.Genc Meraku ka themeluar agjensine me te madhe te Marketingut ne Kosove Zero Pozitive Publicis, e cila ka te punesuar 51 profesioniste dhe ka krijuar kampanjat me te medha ne historine e Kosoves se pasluftes. Ai poashtu eshte themelues i grupit te menaxhimit “TOK Holding” qe mundeson sherbime te menaxhimit per bashkepunime te shumta ne vend dhe nderkombetarisht. Ai ishte kandidati me i ri per kryetar te Komunes se Prishtines. Genci ishte profesor dhe ligjerues ne fushen e Marketingut dhe Komunikimit dhe Zhvillimit Biznesor ne Universitetin Amerikan te Kosoves.
Marketingu perfshine kampanja, reklama, promocione, shitje, brendim dhe promocion online. Ky proces i mundeson publikut te njoh me afer nje brend. Brendimi i suksesshem perfshine targetimin e audiences e cila vlereson programin e marketingut te kompanise.
Reklamimi eshte nje pjese e vogel por e rendesishme e marketingut. Marketingu perfshin nje kombinim te mjeteve permes te cilave mund te dorezohet nje mesazh i paster audiences. Produkti, çmimi, vendi dhe promocioni jane mjete te cilat mund te dergojne nje mesazh te paster audiences.
Plani i Marketingut identifikon mundesite kryesore, rreziqet, pikat e dobeta dhe te forta, synon objektiva dhe zhvillon nje plan permes te cilit synon te arrije qellimet e ketij plani. Produkti, çmimi, vendi dhe promocioni jane sektor te rendesishem te ketij plani. Per shembull objektivi i çmimit mund te jete te rrite shitjet ne nje hapesire gjeografike te caktuar duke ulur çmimet e produkteve me poshte se rivalet e tyre. Kjo krijon nje mundesi te ndryshimit dhe rritjes se marketit, sepse me shume njerez do te tentojne te bejne bashkpunim me kompanine tende sesa me rivalet tu, per shkak se çmimi eshte nje sektor shume i rendesishem i cili mund te ndikoje shume pozitivisht ose negativisht.
Politika dhe marredheniet me publikun
Se bashku me Westminster Foundation for Democracy, per Zgjedhjet Kombëtare te vitit 2001 ne Kosove, Genci ishte kordinator i kampanjes elektorale te Partise Demokratike te Kosoves(PDK). Kampanja ishte mirepritur si kampanje shume inovative dhe me risi ne menyren e qasjes drejt elektoratit dhe per aktivitetet kreative te demonstruara. Ne vitin 2003 ai ishte caktuar keshilltar i Kryeministrit te Kosoves, duke kontribuar ne rindertimin e ekonomise se rrenuar te pasluftes se vendit. Ai poashtu ofroi mbeshtetje dhe perkrahje teknike ne hartimin e prezantimit te Qeverise se Kosoves tek Sekretarja e Shtetit te SHBA Condoleezza Rice. Ai ishte kandidat i Aleances per Adhmerine e Kosoves(AAK) per Kryetar te Prishtines ne vitin 2007. Disa nga idete e Gencit ende jane duke u shqyrtuar per t`u implementuar. Kandidatura e tij shenoi nje epoke te re ne te cilen njerezit e rinj kane me shume mundesi dhe rruge te hapura per te filluar nje karriere ne politike. Genci ishte kreatori dhe lideri i kampanjes se famshme “Me Ramushin” qe mblodhi shume intelektuale, akademike, njerez te famshem dhe te rinje per te perkrahur mbrojtjen e Ramush Haradinajt ne tribunalin e Hages, e cila perfundoi me deklarimin e pafajsise se tij. Meraku ishte nenkryetar i Bordit te Mediave Elektronike në Kosovë. Nje nga shume kontributet e tij ne kete rol ishte zhvillimi dhe standardizimi i Medias ne Kosove.
Publikimet dhe prezantimet
Ne vitin 2008 Genc Meraku botoi librin “Kosova the potential”, nje liber hulumtues per strategjine e planifikimit. Ai prezantoi “Kosova e hapur per Biznes” ne vitin 2006, nje projekt i cili theksonte planet per zhvillim ekonomik te Kosoves ne Washington D.C. dhe New York, SHBA. Si pjese e “World Creative Forum 2004”, Genci prezantoi projekt propozimin ne strategjine e aktiviteteve per zhvillimin e industrise ne Mbreterine e Bashkuar dhe Europen Juglindore

